Qeveria i ka miratuar ndryshimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me të cilat do të rregullohen çmimet në spitalet private për hospitalizim të pacientëve nga Kovid-19.

Ndryshimet, siç njoftoi sonte shërbimi për shtyp i qeverisë, do të dërgohen në Kuvend për miratim.

Ndryshimet e propozuara parashikojnë përdorimin e burimeve të spitaleve private nëse kushtet e kërkojnë këtë në përputhje me situatën e shkaktuar nga pandemia dhe ndalohet ndërmarrja e punonjësve të shëndetit publik nga ana e ndërmarrjeve private shëndetësore.

Parashikohen ndryshime edhe në fushën e gjobave për kundërvajtje nëse institucionet private të kujdesit shëndetësor nuk veprojnë në përputhje me dispozitat ligjore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qeveria e Maqedonisë miratoi ndryshimet me të cilat do të rregullohen çmimet për mjekim të Covid-19 shkruan Telegrafi.