“Regjistrimi i popullsisë do të mbahet dhe për këtë garancë është protokolli i rreptë i cili po respektohet, dhe paralelisht me këtë edhe trajnimi adekuat i regjistruesve dhe ekipeve të regjistrimit”.

Kështu thonë nga Qeveria, në lidhje me çështjen e shtyrjes së mundshme të regjistrimit të popullsisë. Zëdhënësi i Qeverisë Dushko Arsovski, sot tha se regjistruesit do të mbrohen, pasi i gjithë fokusi i tyre është në atë drejtim.

Arsovski tha se të gjitha vendimet merren nga qeveria bazuar në konstatimin e Komisionit për Sëmundje Infektive i cili po shqyrtohet në Shtabin e Krizës.

Në pyetjen nëse vallë qeveria është duke shqyrtuar mundësinë për një ligj të ri me të cilin do të shtyhej regjistrimi, ai u përgjigj se të gjitha kapacitetet janë të përqendruara në mbajtje të të njëjtit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Qytetarët por edhe regjistruesit do të jenë të mbrojtur. I gjithë përqendrimi i qeverisë shkon në atë drejtim”, tha Arsovski./Telegrafi/

Qeveria e Maqedonisë: Nuk ka shtyrje të regjistrimit, protokolli është i sigurt shkruan Telegrafi.