Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka reaguar në lidhje me “Non-paperin” e ri për kontestin me Bullgarinë, i cili u publikua sot nga disa mediume

Për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut zyrtar është propozimi i prezantuar gjatë periudhës së kryesimit të Portugalisë me BE-në.

“Konsiderojmë se ai propozim mundëson zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët. Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në proces, me qëllim tejkalimin e dallimeve me Republikën e Bullgarisë, me çka edhe do të mënjanohen pengesat për fillimin e negociatave aderuese me BE-në. Kjo është në interes të qytetarëve në të dyja vendet e me këtë edhe në interes të agjendës evropiane”.


Publikohet non-paper i ri për kontestin Maqedoni-Bullgari: Të dy shteteve do t’u jepet garanci për përforcimin e konceptit të kombit-shtet
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shpresojmë që sa më shpejt që është e mundur do të krijohen kushte politike në Bullgari që të hapet mundësia për dialog intensiv në mes Shkupit dhe Sofjes për zgjidhjen e çështjeve që kanë shkaktuar bllokim të procesit të zgjerimit të BE-së”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Ndryshe, në “non-paperin” e ri thuhej se të dy shteteve do t’u jepen garanca për forcimin e konceptit të tanishëm të kombit-shtet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qeveria e Maqedonisë për “Non-paper”-in: Zyrtar është vetëm propozimi portugez shkruan Telegrafi.