Zv. kryeministri i parë, Artan Grubi njofton se Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e së martës ka miratuar marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë-Prizeren, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Dua të ndaj me ju një lajm të bukur, në seancën e sotme të Qeverisë miratuam marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë – Prizren duke shënuar kështu zyrtarisht fillimin e procedurave për realizimin e këtij projekti madhor që do të jetë një shteg i ri cilësor komunikimi me Republikën e Kosovës”, shkruan Grubi në profilin e tij në Facebook.

Zv. ministri për Transport dhe Lidhje në RMV, Bekim Rexhepi gjithashtu thotë se me këtë marrëveshje konkretizohet edhe një investim tjetër kapital strategjik për vendin, investim i cili jep edhe një alternativë tjetër për zhvillimin e turizmit, rritjen e shkëmbimit tregtar në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

“Po e konkretizojmë edhe një investim tjetër kapital strategjik për vendin, investim i cili jep edhe një alternativë tjetër për zhvillimin e turizmit, rritjen e shkëmbimit tregtar në mes vendeve tona dhe që do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike dhe përmirësimin e standardit jetësor për të gjithë qytetarët”, shton Rexhepi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë – Prizren shkruan Telegrafi.