Qeveria në seancën e sotme përcaktoi tekstin e Propozim-vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e krizës në furnizimin me energji elektrike në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe situatës në tregjet e energjisë elektrike.

“Me këtë Propozim-vendim i propozohet Kuvendit që të miratojë shtyrjen e afatit për ekzistimin e situatës krize në furnizimin me energji elektrike në gjashtë muajt e ardhshëm, pra deri më 9 qershor 2022”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Propozimi për zgjatjen e afatit të krizës, pretendojnë autoritetet, synon të sigurojë vazhdimësi në zbatimin e masave dhe aktiviteteve për tejkalimin e situatës në furnizimin me energji elektrike./Telegrafi/

Qeveria e Maqedonisë së Veriut propozon zgjatjen e afatit të krizës me energjinë elektrike shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";