Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka bërë publike të ardhurat e kryeministrit të vendit, Dimitar Kovaçevski, zëvendësve të tij dhe ministrave të qeverisë.

Kreu i qeverisë merr pagë neto prej 88.260 denarë, ndërsa ndër ministrat me të ardhura më të larta është ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili merr 86.324 denarë në muaj.

Paga bazë e të gjithë ministrave është 65.026 denarë.

Në mesin e zëvendëskryeministrave, pagën më të lartë e ka zëvendëskryeministrja Slavica Grkovska 73.045 denarë, e pasuar nga zëvendëskryeministri Fatmir Bytiqi me pagë neto prej 71.762 denarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Artan Grubi merr pagë pak më të ulët, 70.478 denarë, ndërsa më e ulëta në mesin e zëvendëskryeministrave është Bojan Mariçiq me pagë prej 69.197 denarë.

The post Qeveria e Maqedonisë së Veriut publikon pagën e kryeministrit dhe ministrave appeared first on Telegrafi.