Qeveria në seancën e sotme duhet t’i shqyrtojë dhe të marrë vendim për të dyja zgjidhjet ligjore të cilat kanë të bëjnë në uljen e paralajmëruar të TVSH-së për energjinë elektrike dhe vendosjen e takës ekologjike për karburantet.

Ministri i Financave Fatmir Besimi dje deklaroi se Qeveria do të shkojë me propozim masat të vlejnë nga 1 korriku dhe me pritje se deri atëherë Kuvendi do të arrijë t’i votojë.

Fatmir Besimi ka thënë se se Qeveria nuk heqë dorë nga vendimi për rritjen e taksës ekologjike për derivatet e naftës dhe të ulë TVSH-në për çmimin e energjisë elektrike.

Megjithatë sipas tij që të dy propozimet do të shqyrtohen sot në seancë qeveritare./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qeveria e Maqedonisë sot shqyrton vendimin për taksën ekologjike dhe TVSH-në e rrymës elektrike shkruan Telegrafi.