Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sot në konferencë për shtyp tha se presidenti i vendit Stevo Pendarovski, nesër do t’ia jep mandatin kryetarit të ri të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, për formimin e qeverisë së re.

Xhaferi tha se pas ndarjes së mandatit, vijojnë afatet për përbërjen e re qeveritare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me siguri seanca në Kuvend për votimin e qeverisë së re do të jetë më 15 ose 16 janar”, deklaroi Xhaferi.

Ndryshe, mbrëmë partia maqedonase LSDM, zgjodhi udhëheqësi të re, ndërsa mandatin për kryeministër të ri e mori Dimitar Kovaçevski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për momentin, Qeveria ka mbështetjen e 64 deputetëve në Kuvend, ndërsa pritet të njëjtit ta mbështesin edhe kryeministrin e ri dhe kabinetin e tij qeveritare./Telegrafi/

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut do të votohet më 15 ose 16 janar shkruan Telegrafi.