Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se Qeveria ka dorëzuar plotësim të Informacionit për përmbajtjen e Propozim – kornizës së negocimit për negociatat e aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

“Ju informojmë se Qeveria sot, si kërkesë e koordinimit të djeshëm në Kuvend, dërgoi në Kuvend plotësim të Informacionit për përmbajtjen e Propozim – kornizës së negocimit për negociatat e aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, të propozuar nga Kryesimi francez më 30 qershor 2022”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Nga atje shtojnë se dokumentet janë shpërndarë te të gjithë deputetët./Telegrafi/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Qeveria e RMV-së dërgoi në Kuvend plotësim të Informacionit për përmbajtjen e Propozim-kornizës së negocimit appeared first on Telegrafi.