Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se rreth 780 shtetas të Afganistanit do të strehohen në Maqedoninë e Veriut.

Arsovski theksoi se shumica prej tyre do të vendosen në periferi të Shkupi.

Sipas të dhënave të fundit, sepse numrat kanë ndryshuar prej mbrëmë, sipas kërkesave të organizatave ndërkombëtare, Qeveria ka marrë përsipër të kujdesur për 90 ditë për 780 shtetas të Afganistanit.

Sa i përket hoteleve kjo është përgjegjësi e organizatave ndërkombëtare pasi ata i mbulojnë shpenzimet, ndërkaq shumica do të vendosen në periferi të Shkupit”, tha Arsovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Qeveria e RMV-së: Do të strehojmë rreth 780 shtetas të Afganistanit appeared first on Telegrafi.