Qeveria e RMV-së: Janë paguar mbi 9 miliardë denarë subvencione për mbi 70.000 bujq

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se janë paguar mbi 9 miliardë denarë subvencione për mbi 70.000 bujq.

“Po bëhet pagesa e rregullt e subvencioneve dhe me këtë u jepet mbështetje e drejtpërdrejtë bujqve që të vazhdojnë me prodhimin e tyre.

Brenda një viti, Qeveria dhe MBPU-ja arritën t’i paguajnë subvencionet e prapambetura për bujqit për të gjitha kategoritë nga vitet 2021, 2022 dhe 2023, ndërsa po paguhen edhe subvencionet aktuale.

Përveç kësaj, si Qeveri arritëm t’i përmirësojmë politikat bujqësore dhe në vend që produktet bujqësore të hidhen, ato tani po blihen me çmime të arsyeshme nga blerësit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./Telegrafi/

Advertisement

The post Qeveria e RMV-së: Janë paguar mbi 9 miliardë denarë subvencione për mbi 70.000 bujq appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy