Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se mbrëmë (24 janar 2022), Shtabi kryesor koordinues i krizës e mbajti mbledhjen e dytë, ku ministri i Shëndetësisë Bekim Sali e prezantoi gjendjen aktuale me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19.

Nga Qeveria thonë se në mbledhje u diskutua dhe u miratua rekomandimi për të shkurtuar periudhën e izolimit pas testit PCR pozitiv prej 10 në 7 ditë.

“Rekomandimi është në bazë të propozimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, për shkak të fotografisë më të lehtë klinike shkaktuar nga lloji omikron”.

“Rekomandimi është dorëzuar deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe duhet të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë”, thonë nga Qeveria./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qeveria e RMV-së miratoi propozimin për shkurtimin e periudhës së izolimit nga 10 në 7 ditë shkruan Telegrafi.