
Sot, në seancën qeveritare të RMV-së, u miratua marrëveshja me Qeverinë Britanike për një partneritet strategjik.
Zv. kryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski është autorizuar ta nënshkruajë këtë në një ceremoni në Londër të planifikuar për të enjten.
“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po vë në dispozicion gjashtë miliardë euro për zbatimin e projekteve në Maqedoni. Këto do të jenë financim projektesh dhe ekskluzivisht për zbatimin e projekteve. Ne po hyjmë në një partneritet me Mbretërinë e Bashkuar, një aleat kyç perëndimor që përcakton qartë politikën e Qeverisë, por edhe qëndrimin e Maqedonisë si një vend pro-perëndimor që respekton vlerat euroatlantike.
Qëllimi i marrëveshjes është të krijojë një partneritet për zbatimin e projekteve infrastrukturore në sektorët e shëndetësisë, transportit, teknologjisë, energjisë, transformimit digjital”, tha Nikolloski në një konferencë për shtyp në Qeveri.
Në delegacionin qeveritar do të jenë edhe zv. kryeministri Izet Mexhiti, ministrja e Arsimit Vesna Janevska dhe drejtori i HM Infrastrukturë, Sinisha Ivanovski./Telegrafi/
The post Qeveria e RMV-së miraton marrëveshjen e partneritetit strategjik me Qeverinë Britanike appeared first on Telegrafi.