Në Maqedoninë e Veriut shkalla e papunësisë është në rënie dhe këtë e tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), njoftojnë nga Qeveria.

Nga atje thonë se papunësia është në nivelin më të ulët historik prej 15.2 përqind.

“Papunësia në tremujorin e katërt të 2021 është në nivelin më të ulët në historinë e pavarur ekonomike me 15.2 përqind. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 është ulur me 5.6 përqind.

Me rritjen e investimeve, shkalla e punësimit parashikohet të rritet në 54.3 përqind deri në vitin 2026, ndërsa shkalla e papunësisë të hyjë në zonën njëshifrore deri në vitin 2026 për herë të parë të bie në 8.6 përqind”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Qeveria e RMV-së: Papunësia është në nivelin më të ulët historik prej 15.2% appeared first on Telegrafi.