Qeveria e RMV-së në seancën e sotme ka pranuar draft tekstin e Marrëveshjes për përgatitjen, ndërtimin dhe shfrytëzimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar, të dorëzuar nga Republika e Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton Ministria e Transportit, në periudhën e ardhshme propozimi do të shqyrtohet nga grupi punues për formimin e të cilit është vendosur dhe në të do të jenë zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit Aleksandar Nikolloski, ministri i financave dhe ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski.

Ministria e Transporteve në një komunikatë thekson se “Qeveria është e përkushtuar fuqishëm në ndërtimin dhe modernizimin e korridoreve evropiane të transportit, përfshirë Korridorin 8”.

“Në këtë drejtim, ndërtimi i Korridorit 8 është një projekt strategjik të cilit po i kushtohet vëmendje e madhe dhe po ndërmerren aktivitete në kuadër të prioriteteve për përfundimin e tij. Qëllimi i Qeverisë, përmes Ministrisë së Transportit, është vazhdimi i ndërtimit të pjesës lindore të korridorit hekurudhor 8 dhe lidhja e tij me Republikën e Bullgarisë. Por ne do të theksojmë sërish qëndrimet e qeverisë: që hekurudha të jetë funksionale dhe që korridori 8 të ketë kuptim dhe të plotësojë nevojat për të cilat synohet, duhet të ketë një projekt të përbashkët për tunelin me Bullgarinë dhe të bëhet ndërtimi bashkërisht i tunelit”, njofton Ministria e Transportit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Qeveria e RMV-së pranoi projekt-tekstin për hekurudhën e Korridorit 8 të propozuar nga Bullgaria appeared first on Telegrafi.