
Qeveria e RMV-së ka vendosur të shpallë gjendje të jashtëzakonshme 30-ditore në të gjithë vendin për shkak të rritjes së rasteve të zjarreve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva njoftoi në një konferencë për shtyp këtë pasdite se vendimi është marrë në bazë të seancës së sotme të Komitetit Drejtues për Koordinimin dhe Menaxhimin e Sistemit të Krizave.
“Kjo do të thotë në terren se mundësohet një qasje e integruar dhe veprim i koordinuar i të gjitha institucioneve kompetente Ushtrisë, policisë, të gjitha njësive të zjarrfikësve, Qendrës së Menaxhimit të Krizave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe pushtetit lokal. Të gjitha burimet, përfshirë ato njerëzore, teknike dhe logjistike, do të mobilizohen për t’u përballur me zjarret dhe për të mbrojtur popullsinë”, tha Miteva.
Qeveria, siç theksoi ajo, do të ofrojë ndihmë për të gjitha zonat e prekura me qëllim parandalimin e pasojave më të mëdha./Telegrafi/
The post Qeveria e RMV-së shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve, do të zgjasë 30 ditë appeared first on Telegrafi.