“Për muajt e ardhshëm nuk ka problem me sigurimin e lëndëve të para për vajin ushqimor, ndërsa industria ushqimore e Prilepit “Vitmainka” e furnizon me sukses, me 40 për qind, tregun vendor”. Këtë e tha drejtori i përgjithshëm Sasho Naumovski para kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi të cilët sot e vizituan kompaninë.

Sipas Naumovskit, nuk ka problem me prodhimin e vajit ushqimor.

“Gjatë katër viteve të shkuara arritëm brendin ‘Briliant’ ta kthejmë në treg dhe për momentin me rreth 40 për qind e përmbushim tregun vendor me vaj ushqimor. Kemi rezerva për punë të papenguar në tre muajt e ardhshëm dhe kemi marrëveshje me furnizuesit tanë nga vendet përreth që rregullisht të furnizohemi me lëndën e parë”, deklaroi Naumovski.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se është e madhe mbështetja e Qeverisë për kompanitë vendore dhe i nxitë ato për të investuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tij, kompania i shfrytëzon përfitimet nga Ligji për mbështetje financiare të investimeve, si dhe nga masa qeveritare për mbështetje financiare për përforcim të konkurrencës së subjekteve afariste në periudhën pas COVID-19.

Kovaçevski gjithashtu tha se me këtë masë pothuajse 400 kompani morën ndihmë të përgjithshme financiare prej 17,2 milionë eurove.

Qeveria e RMV-së: Vazhdon mbështetja për kompanitë vendore, nuk ka probleme në prodhimin e vajit shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";