Qeveria ka pranuar dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në seancën e sotme të qeverisë është pranuar dorëheqja e kryetarit të Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov.

Papazov pasi nuk u shfaq fare në publik pas zjarrit në diskotekën “Pulse” ku humbën jetën 59 persona dhe u lënduan mbi 150, dha dorëheqjen e parevokueshme.

Vendimi do të publikohet në “Gazetën Zyrtare”, pas së cilës Këshilli i Komunës do të duhet të emërojë ushtruesin e detyrës së kryetarit të Komunës së Koçanit./Telegrafi/

The post Qeveria ka pranuar dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy