Me propozim të Ministrisë për Çështje Evropiane dhe institucioneve përkatëse, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar Propozim-Ligjin për Shkollat e Mesme të Komuniteteve Fetare. Ky ligj njeh në mënyrë të barabartë diplomat e medresesë me ato të shkollave të tjera të mesme në vend.

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, e cilësoi këtë vendim si një hap domethënës drejt barazisë në arsim dhe respektimit të të drejtave të komuniteteve fetare.

“Dita e sotme është ditë e madhe për besimtarët në vendin tonë, ditë e madhe për medresenë!”, deklaroi ai.

Me ligjin e ri, të diplomuarit nga këto shkolla do të kenë të njëjtat mundësi për të vazhduar studimet universitare dhe për t’u përfshirë në tregun e punës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo nismë njeh kontributin e institucioneve fetare në edukimin dhe formimin e të rinjve, duke forcuar gjithashtu parimet e barazisë dhe përfshirjes në sistemin arsimor të vendit.

The post Qeveria miraton ligjin që njeh diplomat e medresesë si të barabarta me ato të gjimnazeve appeared first on Telegrafi.