Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani njoftoi se Qeveria në seancën e sotme ka miratuar ndryshimet ligjore në Ligjin për Masa Restriktive, me çka, të ashtuquajturat “lista të zeza” të SHBA-ve dhe Britanisë, mund të merren si bazë për sanksionimin e shtetasve tanë që gjenden në këto lista. Që të hyjnë në fuqi, ndryshimet ligjore duhet të kalojnë edhe në Kuvend.

“Qeveria miratoi ndryshimet e ligjit për masa restriktive, me çka listat amerikane dhe britaneze bëhen bazë për masa sankcionuese edhe nga institucionet tona”, shkruan Osmani.

Ndryshe, kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko dhe biznesmeni dhe ish-zv. kryeministri Koço Angjushev ishin të fundit në “listën e zezë” të SHBA-së, për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Qeveria miraton ndryshimet ligjore, personat nga “lista e zezë” do të sanksionohen edhe në Maqedoni appeared first on Telegrafi.