Shtabi Kryesor i Krizave ka sjellë vendim për ashpërsim të masave për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Siç raportojnë disa mediume, Qeverisë i është propozuar ta zgjasë orën policore dhe e njëjta të fillojë nga ora 20:00, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu është propozuar që të kufizohet orari i punës së objekteve hotelerike, të cilët sipas vendimit të fundit janë të hapura deri në ora 21:00.

Për momentin nuk ka konfirmim nga Shtabi Kryesor për masat e propozuar, por Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka caktuar seancë për sot në ora 13:00, në të cilën siç thuhet në njoftim, do të diskutohet për gjendjen aktuale me COVID-19.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, ditëve të fundit ka pasur rritje të madhe të numrit të të infektuarve me COVID-19 dhe mbushje të kapaciteteve spitalore./Telegrafi/

Qeveria sot mban seancë, pritet zgjatja e orës policore dhe vendosja e masave të reja shkruan Telegrafi.