Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancë në të cilën do të vendosë për propozimet e Komisionit për Sëmundje Infektive, që ora policore dhe masat tjera kufizuese të vazhdohen deri më 1 qershor.

Në seancën, e cila rregullisht mbahet ditën e martë, pritet të sillet vendim për vazhdimin e masave restriktive aktuale.

Me këtë, parashihet që ora policore të vazhdojë të fillojë në ora 00:00 dhe të mbarojë në ora 04:00, ndërkaq kafenetë të punojnë deri në ora 23:00.

Këto masa duhej të vlenin deri sot, më 18 maj, por KSI-ja rekomandoi që të vazhdohen deri më 1 qershor./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Qeveria sot vendos për propozimin që ora policore të vazhdohet deri më 1 qershor shkruan Telegrafi.