QMK: 11 zjarre janë aktive në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qendra për Menaxhimin e Krizave në RMV njoftoi sonte se deri në orën 19:00, janë regjistruar gjithsej 23 zjarre në sipërfaqe të hapura në territorin e vendit, nga të cilat 11 janë aktive dhe një është nën kontroll.

“Zjarret aktive ka pranë Samokovit dhe midis fshatrave Creshnevo, Lokvica dhe Slatina në komunën e Makedonski Brod, midis fshatrave Bllace dhe Çuçer Sandevë dhe afër Kuçevishka Bara në komunën e Çuçer Sandevës, pranë fshatit Ljubanci në komunën e Butelit, nën Solunska Glava midis burimeve të Babunës dhe Banina Dupka, pranë fshatit Beshishte në rajonin e Prilepit dhe nga fshati Volino deri në fshatin Livada në komunën e Ohrit.

Zjarre aktive ka edhe përgjatë autostradës Gostivar-Tetovë ku digjet bimësia e ulët dhe pranë fshatrave Krushevicë, Kavadarci dhe Nikoliç pranë Dojranit”, thonë nga QMK.

Sipas informacioneve nga QMK, nëntë zjarre janë shuar dhe dy janë lokalizuar./Telegrafi/

Advertisement

The post QMK: 11 zjarre janë aktive në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy