QMK: Aktive katër zjarre, tre janë nën kontroll, ndërsa 15 janë shuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deri në orën 08:00 të mëngjesit në territorin e vendit janë evidentuar gjithsej 22 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilëve katër janë aktive, tre janë nën kontroll, ndërsa 15 janë shuar, njoftoi Qendra për menaxhim me kriza.

Zjarre aktive ka në fshatin Niviçan në Komunën Vasilevë (pyll me kërcell të ulët, dëllinjë, shkurre dhe vegjetacion të ulët), në fshatin Greshnicë, Komuna Makedonski Brod (pyll i përzier dhe bar i thatë) mes fshatrave Creshnevë, Llokvicë dhe Krapë në Komunën Makedonski Brod (pyll i degraduar lisi) dhe mes fshatrave Careviq dhe Smolan në Komunën Prilep (bar i thatë).

Nën kontroll janë zjarret në fshatin Zhelinë drejt Erebinës në malin Zheden (pyll me kërcell të ulët, shkurre dhe vegjetacion i ulët), në fshatin Xhidimirc, Krushje dhe Ivankovc në Komunën Veles (pyll i përzier i degraduar me kërcell të ulët) dhe mes fshatrave Oktis dhe Bellicë në Komunën e Strugës (bar i thatë).

The post QMK: Aktive katër zjarre, tre janë nën kontroll, ndërsa 15 janë shuar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy