Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 51 zjarre në hapësira të hapura, nga të cilat tetë janë aktive, shtatë janë nën kontroll dhe 36 janë shuar.

Siç njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) këtë mëngjes, zjarre ka aktive ka në: fshatin Niviçino, në malin Golem Goten dhe Malet e Maleshevës, ku janë prekur pyje të ulëta, bredha, shkurre dhe bimësi e ulët; në fshatin Beshishtë të Prilepit, një vend i quajtur Beshishki Rid, një degë drejt fshatit Gradeshnicë (komuna e Novacit) dhe një degë drejt kufirit me Greqinë; ka një zjarr aktiv midis fshatrave Careviq, Smolani, Radobil, Dren në komunën e Prilepit dhe Galisht, Trstenik në komunën e Kavadarit (mal i përzier dhe bimësi e ulët); midis fshatrave Creshevo, Lokvica dhe Krapa në komunën e Makedonski Brod.

Zjarret janë gjithashtu aktive midis fshatrave Cerovë dhe Grupçin në komunën e Zhelinës; në fshatin Nerav në komunën e Kriva Pallankës, në fshatin Gorno Crsko në rajonin e Kërçovës dhe në fshatin Kjosevicë në komunën e Makedonska Kamenicës./Telegrafi/

The post QMK: Brenda një dite 51 zjarre në hapësira të hapura, tetë janë aktive appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";