Qendra Koordinuese për Kërkim dhe Shpëtim në rastet e aksidenteve ajrore në aviacionin civil do të kalojë nën kompetencat e QMK-së, pasi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Ali Muhamed, dhe drejtori i Agjencisë së Aviacionit Civil, z. Dragi Stojanoski, sot nënshkruan Marrëveshjen për bashkëpunim financiar dhe operacional midis të dy institucioneve.

Marrëveshja do të zbatohet nga 1 shkurti i vitit 2026.

Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, QMK merr përsipër detyrën për të themeluar Qendrën Koordinuese për Kërkim dhe Shpëtim në rastet e aksidenteve ajrore në aviacionin civil.

Me këtë marrëveshje rregullohet bashkëpunimi reciprok në fushën e kërkimit dhe shpëtimit në aviacionin civil, përmes shkëmbimit të informacionit, koordinimit, mbështetjes financiare dhe logjistike. Qëllimi i marrëveshjes është përmirësimi i sigurisë dhe efikasitetit në kryerjen e aktiviteteve të kërkimit dhe shpëtimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nënshkrimi i këtij dokumenti përfaqëson një konfirmim të përkushtimit të vazhdueshëm të të dy institucioneve për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të krizave dhe sigurisë së aviacionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.