Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njoftoi në mesditë shuarjen edhe të zjarrit të fundit, atij në afërsi të Tazhevë të Komunës së Makedonski Brodit, pranë Ndërmarrjes Publike “Jasen”, i cili kishte mbetur i vetmi zjarr aktiv në 24 orët e fundit.

“Falë shiut lokal dhe uljes së temperaturave, por mbi të gjitha angazhimit në masë të punonjësve të të gjithë institucioneve, përfshi edhe dy helikopterët e policisë, zjarri më në fund u vendos nën kontroll”. Për momentin nuk ka flakë”, njoftuan nga Qendra për Menaxhimin e Krizave, duke numëruar 40 pjesëtarë të ushtrisë, 30 nga forcat speciale të MPB-së, 10 zjarrfikës dhe mjetet logjistike mbështetëse.

Ditët e fundit, në ambient të hapur ishin aktive gjithsej 18 zjarre, nga të cilat vetëm zjarri në Makedonski Brod kishte qenë më i gjati dhe më i vështiri për t’u vendosur nën kontroll.

The post QMK: Është shuar edhe zjarri i fundit që ishte aktiv appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";