
Qendra për Menaxhim me Kriza ka publikuar bilancin e fundit të zjarreve në Maqedoninë e Veriut.
Deri në ora 09:00, janë regjistruar gjithsej 14 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat aktive janë 2 zjarre, nën kontroll dhe të shuar janë 12 zjarre.
Aktiv janë zjarret në:
1. Komuna Brodit: Zona Jasen (pyll i përzier).
2. Komuna Jegunovcë: Ndërmjet fshatrave Rogaçevë dhe Jazhincë (kullota).
Nën kontroll – Të shuar
1. Komuna Kumanovë: f. Pçinjë, vendi i quajtur Forma Bajbo (vegjetacion i ulët, kashtë e mbeturina).
2. Komuna Radovish: lagjja Raklish (vegjetacion i ulët).
3. Komuna Dollnen: ndërmjet fshatrave Lazhan dhe Sredorek (vegjetacion i ulët dhe kashtë).
4. Komuna Veles: ndërmjet fshatrave Nogaevc dhe Ubogo (vegjetacion i ulët).
5. Komuna Negotinë: f. Koreshnicë (vegjetacion i ulët).
6. Komuna Dellçevë: f. Stamer (vegjetacion i ulët dhe ferra).
7. Komuna Bosillovë: f. Radovë (vegjetacion i ulët).
8. Komuna Vallandovë: f. Piravë (deponi).
9. Komuna Strugë: f. Belicë e Poshtme (kashtë).
10. Komuna Brodit: f. Deviç – f. Greshnicë (vegjetacion i ulët).
11. Komuna Shuto Orizarë: lagjja Vizbeg (deponi).
12. Komuna Kumanovë: f. Çetircë (vegjetacion i ulët).
The post QMK: Në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 zjarre në hapësirë të hapur, janë shuar 12 dhe vetëm dy ngelen aktive appeared first on Telegrafi.