NPK “Sharri” nga Tetova njofton se për shkak të ndotjes së ujit në burimet e Leshnicës, sistemi i stacionit të filtrimit për momentin është plotësisht i mbyllur.

Qyteti i Tetovës furnizohet me sasi të reduktuar të ujit, ndërsa ekipet e NPK “Sharri” janë në terren për zgjidhjen e shpejtë të problemit.

Kufizim të ujit në ujësjellësin e qytetit do të ketë nga ora 13:00-15:00 dhe në periudhën nga ora 01:00-04:00.

Nga NP “Komunalec” nga Gostivari, njoftojnë se për shkak të kontaminimit të shkaktuar nga reshjet e dendura, analizat e fundit fiziko-kimike dhe mikrobiologjike konfirmojnë se uji nga rrjeti publik i ujësjellësit aktualisht nuk është i sigurt për pije.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qendra për Menaxhim me Kriza gjithashtu njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar dy zjarre në ambiente të hapura./Telegrafi/

The post QMK: Në Gostivar uji nuk është i sigurt për pije, ndërsa në Tetovë ka kufizime appeared first on Telegrafi.