
Deri në orën 18:00, në të gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 16 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat shtatë janë aktive, katër janë nën kontroll dhe pesë janë shuar, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Zjarre aktive ka në territorin e komunave Vasilevës, Radovish dhe Berovë – fshati Niviçino, pranë Goten Planina dhe Maleshevski Planini, ku digjen pyje të ulëta, bredha, shkurre dhe bimësi të ulët, në Komunën Makedonski Brod, pranë fshatit Greshnicë, ku janë prekur pyje të përziera dhe bimësi të ulët, dhe midis fshatrave Creshnevo, Lokvica dhe Krapa.
Zjarre aktive ka edhe në komunën e Resnjës, pranë fshatrave Shurlenci dhe Ezerani (kallamishte dhe bimësi e ulët), komunën e Zhelinës – midis fshatrave Cerovë dhe Grupçin, komunën e Prilepit – fshatin Shtavicë, duke u përhapur në fshatrat Çumovë, Vollkovë dhe Prilepec dhe në komunën e Shuto Orizarës, në rrugën “Brsjaçka Buna”./Telegrafi/
The post QMK: Në Maqedoni ka shtatë zjarre aktive appeared first on Telegrafi.