Zjarri i një dite më parë në fshatin Miletinë në Komunën e Bërvenicës, është aktivizuar përsëri gjatë natës dhe është shpërndarë në disa drejtime.

– Advertisements –

Zjarri ka përfshirë barin, pyjet përreth dhe ka djegur disa pisha. Gjatë ditës janë aktivizuar dy aeroplanë për shuarjen e zjarreve dhe një helikopter policor.

Era e vazhdueshme dhe bari i thatë e vështirësojnë shuarjen e plotë të tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shuarja e këtyre zjarreve është posaçërisht e vështirë prandaj apeloj fuqishëm te bujqit që të jenë shumë të kujdesshëm kur i vënë flakën kashtës, edhe pse nuk guxojnë t’u vënë flakën, por edhe te qytetarët. Ky zjarr është rezultat i djegies së një deponie të egër këtu”, tha Stojanço Angellov, kryetar i Qendrës për Menaxhim me Kriza.

The post QMK: Një zjarr aktiv në Komunën e Bërvenicës appeared first on Telegrafi.