
Në 24 orët e fundit në vend janë evidentuar gjithsej 33 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilëve shtatë janë aktive, shtatë janë nën kontroll, ndërsa 19 janë shuar.
Siç njoftoi këtë mëngjes Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK), aktive janë zjarret në komunat Vasilevë, Radovish dhe Berovë, më saktë në fshatin Niviçinë, malin Golem Goten dhe Malet e Maleshevës, ku digjen pyje me trungje të ulëta, bredh, shkurre dhe vegjetacion i ulët.
Gjithashtu zjarre aktive ka edhe në fshatin Beshishtë, në vendin e quajtur Kodra e Beshishtës, në fshatin Çresnevë në komunën e Makedonski Brod, në fshatrat Dragojev dhe Sellcë të Shtipit, në fshatin Niviçan të Koçanit, në fshatin Junuzli në komunën Karbinci, si dhe në fshatin Gumalevë në komunën e Zelenikovës.
Nën kontroll janë vendosur zjarret mes fshatrave Carevi dhe Smollanë të Prilepit, më sakt në vendin Kodra e Radobillit, pastaj në fshatin Llatovë, në vendin Markova Stapallka, mes fshatrave Llokvisë dhe Krapë, tek fshati Greshnicë në komunën e Makedonski Brod, në fshatin Perovë e poshtme të Resnjës, si dhe mes fshatrave Cerovë dhe Grupçin në komunën e Zhelinës.
The post QMK: Shtatë zjarre aktive, janë shuar 19 appeared first on Telegrafi.