
Deri në mesditë, në vend janë regjistruar gjithsej 14 zjarre në hapësira të hapura. Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim kumtojnë se 4 prej tyre mbeten aktive – në komunën e Dojranit afër fshatit Nikoliç, ku digjet pyll me drurë të ulët, në komunën e Çashkës nën Solunska Glava ku ka tym në një zonë shkëmbore pa flakë të dukshme, njoftojnë autoritet. Po ashtu, në Kumanovë në vendin Preovcë me djegie të vegjetacionit të ulët, si dhe në Nagoriçan të Vjetër në fshatin Rugincë.
“Gjashtë zjarre janë vënë nën kontroll. Dy janë lokalizuar – në komunën e Prilepit afër fshatit Beshishte dhe në komunën e Shën Nikollës afër fshatit Delisincë, ku u përfshi vegjetacion i ulët dhe një shtëpi e vjetër e braktisur. Në orët e kaluara janë shuar plotësisht dy zjarre – në Çuçer Sandevë afër kishës Shën Trinia dhe në Makedonski Brod afër fshatit Belicë”, thonë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Nga QMK sqarojnë se përveç pjesës qendrore të vendit, pjesa tjetër e territorit të shtetit është nën rrezik të lartë zjarresh, dhe ka një rrezik të ulët në zonat përreth maleve të Sharrit dhe rajoneve të tjera më pak të rrezikuara.
The post QMK: Sot janë regjistruar 14 zjarre, katër janë ende aktive, gjashtë nën kontroll appeared first on Telegrafi.