Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) po teston sistemin për paralajmërimin e qytetarëve përmes dërgimit të një mesazhi SMS tek secili banor. Në përmbajtjen e mesazhit thuhet se në vend është shpallur gjendje emergjente dhe është në fuqi ndalimi i lëvizjes në pyje.

Megjithatë, edhe pse bëhet fjalë për një mesazh testues ai është shkruar me gabime të shumta gramatikore. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza thonë se për momentin po testohen vetëm mundësitë teknike të dërgimit të këtyre mesazheve.

“Ky është një mesazh testues me qëllim të kontrollimit të mundësive për dërgimin e mesazheve masive, të cilat në të ardhmen do të jenë pjesë e sistemit të quajtur ‘cell broadcasting’ ose dërgim masiv i mesazheve në rast situatash krize për njoftim dhe alarmim. Ky mesazh testues ka për qëllim të shqyrtojë mundësitë teknike për vendosjen e sistemit të informimit masiv të popullsisë në raste emergjencash”, njoftojnë nga Qendra Për Menaxhim Me Kriza (QMK).

Përveç faktit që ky mesazh testues ka gabime gramatikore, ai dërgohet te qytetarët vetëm në gjuhën maqedonase, dhe jo në gjuhën shqipe dhe angleze për shtetasit e huaj që ndodhen në vend. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza thonë se sistemi do të fillojë të përdoret nga viti i ardhshëm dhe përveç në maqedonishtes, do të dërgojnë paralajmërime edhe në gjuhën shqipe dhe angleze. Nevoja për këto mesazhe paralajmëruese lind për shkak të sistemit “Cell Broadcasting”, përmes të cilit mundësohet dërgimi i mesazheve urgjente tek të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile që ndodhen në një zonë gjeografike të caktuar, pavarësisht operatorit celular.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“QMK është e detyruar të fusë në përdorim këtë sistem, dhe tashmë janë nisur aktivitetet për përgatitjen e një studimi të fizibilitetit, i cili do të vlerësojë mundësitë teknike, financiare dhe organizative për implementimin e tij”, thonë nga Qendra Për Menaxhim Me Kriza (QMK).

Qendra për Menaxhim me Kriza shpjegon se futja në përdorim e këtyre sistemeve nuk është vetëm nevojë, por edhe detyrim në përputhje me legjislacionin evropian, i cili obligon të gjitha vendet anëtare të kenë mekanizëm për informimin masiv të qytetarëve në rastet e situatave emergjente. Për shkak të rritjes së numrit të zjarreve, qeveria më 8 korrik shpalli gjendje krize në të gjithë territorin e shtetit për periudhë prej 30 ditësh./Alsat/

The post QMK teston sistemin për paralajmërim të hershëm, mesazhi dërgohet vetëm në gjuhën maqedonase dhe me gabime gramatikore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";