QMK: Tetë zjarre aktive, 11 janë shuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vazhdojnë vatrat e zjarrit në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Në orën 12 janë regjistruar gjithsej 19 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat tetë janë aktive, ndërsa 11 janë shuar.

Siç informon Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK), ende është aktiv zjarri në zonën shumëqëllimore “Jasen” në komunën e Makedonski Brodit. Zjarre aktive ka edhe në Strugë, në vendet e quajtura “Oktishka Krasta” dhe “Mali Begut” në Prilep – fshati Dabnicë, në komunën e Makedonski Brodit – fshati Deviç-Greshnicë, në komunën Çeshinovë dhe Oblleshevë – fshati Teranc, komuna e Jegunovckit – mes fshatrave Rogaçevë dhe Jazhincë dhe në komunën e Sopishtes – fshati Shën Petka.

Janë shuar zjarret në komunat Demir Hisar, Strugë, Dellçevë, Kumanovë, Nagoriçan i Vjetër, Saraj, Haraçinë, Zhelinë, Tetovë dhe Gostivar.

Advertisement

The post QMK: Tetë zjarre aktive, 11 janë shuar appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy