
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) këtë pasdite njoftoi se deri në orën 18:30, tre zjarre ishin aktive në të gjithë vendin, ndërsa gjashtë zjarre ishin nën kontroll.
Nga QMK njoftuan se gjithsej sot ka pasur 20 zjarre, nga të cilat 11 janë shuar.
“Zjarri në malin Goten dhe malet e Maleshevës është aktiv, ku digjen pyje të ulëta, bredha, shkurre dhe bimësi të ulët, si dhe zjarri pranë fshatit Beshishte në komunën e Prilepit me një degë drejt fshatit Gradeshnica në komunën e Novacit dhe një degë drejt kufirit me Greqinë”.
“Zjarri i tretë aktiv është midis fshatrave Careviç, Smolani, Radobil dhe Dren në komunën e Prilepit dhe Galishte dhe Trstenik në komunën e Kavadarit”, njoftuan nag QMK.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, njoftoi sot në konferencë për shtyp se një helikopter çek dhe zjarrfikës nga Sllovenia do të angazhohen në shuarjen e zjarrit në malin Goten, ndërsa Austria dhe Franca gjithashtu kanë ofruar ndihmë./Telegrafi/
The post QMK: Tre zjarre aktive, gjashtë nën kontroll appeared first on Telegrafi.