Gjatë 24 orëve të fundit, ka pasur gjithsej 18 zjarre në zona të hapura në të gjithë vendin, nga të cilat tre janë aktive, njoftoi këtë mëngjes Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK).

Zjarret janë aktive në territorin e komunave Makedonski Brod, Prilep dhe Mavrovë e Rostushë. Në “Jasen” po digjet një mal i përzier. Në zonën e fshatit Bellovodicë, në vendin e quajtur “Livada”, po digjet një mal me ah. Në territorin e fshatit Cerovë, po digjet një mal me kërcell të ulët dhe po digjen prerje drurësh.

Nga zjarret e shuar, dy ishin në territorin e komunave Gostivar, Petrovec dhe Tetovë, ndërsa të tjerat ishin në rajonin e Gazi Babës, Dollnenit, Zhelinës, Krushevës, Negotinës, Radovishit, Strugës, Studeniçanit dhe Çeshinovës – Obleshevës./Telegrafi/

The post QMK: Tre zjarre ende janë aktive në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";