QMK: U rrëzua një pemë në Shkup, dëmtoi tre automjete

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Qendrën për Menaxhimin me Kriza (QMK) përmes numrit të vetëm të urgjencës 112 është raportuar për një pemë të rënë në rrugën “Ankarska” në Shkup, afër zonës së njohur “Restoranti i Qumështit”. Pema e rrëzuar ka dëmtuar tre vetura, ndërsa gjatë rënies ka këputur edhe kabllot nga shtylla, informojnë nga QMK.

Ata theksojnë se policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për të cilën është njoftuar edhe Ndërmarrja Publike “Parqe dhe Gjelbërime”, për të hequr pemën e rënë nga rruga.

“Përmes Sektorit të Operacioneve dhe Koordinimit (SOK), paralelisht me njoftimin e Policisë, janë njoftuar dhe koordinuar institucionet kompetente për riparimin e kabllove të këputura dhe të shkëputura”, thuhet në informacionin e QMK-së.

The post QMK: U rrëzua një pemë në Shkup, dëmtoi tre automjete appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy