Sipas Qendrës për Menaxhimin e Krizave, këtë mëngjes, dy vatra zjarri janë aktive në të gjithë vendin.

Sipas raportit, në vend janë regjistruar gjithsej 29 zjarre në 24 orët e fundit, dy janë ende aktive, një është vënë nën kontroll, ndërsa të tjerat janë shuar.

Zjarret janë aktive në komunat Makedonski Brod dhe Jegunovcë. Një mal i përzier po digjet në “Jasen”, ndërsa po digjen kullota midis fshatrave Rogaçevë dhe Jazhincë.

Zjarri në rajonin e fshatrave Deviç dhe Greshnicë në komunën e Makedonski Brod, ku është djegur bimësi e ulët, është vënë nën kontroll./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post QMK: Zjarret në Jasen dhe Jazhincë janë ende aktive appeared first on Telegrafi.