Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku sot ka kritikuar BDI-në për mosvotimin e Valbona Eminit për deputete.

Ai tha se në Kuvendin e RMV-së ndodhi një precedent, ku deputetët e BDI-së kanë votuar kundër verifikimit të mandatit të deputetes Valbona Adili Eminit.

Ai tha se BDI më herët ka votuar për verifikimin e mandatit të deputetit të dënuarit për krime lufte në Hagë, Johan Tarçullovskit, ndërsa ka kundërshtuar verifikimin e mandatit të një deputete shqiptare Valbona Adili Eminit.

Qoku tha se verifikimi i mandatit është vetëm çështje teknike, sepse atë e zgjedh populli.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pse nuk ju pengoi Johan Tarçullovski, por ju pengon deputetja e nderuar Valbona Adili Eminit”, ishte pyetja e Qokut për BDI-në.

Qolu tha se asnjëherë në historinë e Kuvendit nuk ka ndodhur që të votohet kundër verifikimit të mandatit të deputetëve./Telegrafi/

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Qoku: BDI-së nuk i pengoi verifikimi i mandatit për Tarçullovskin, por i pengoi për Valbona Adili Eminit appeared first on Telegrafi.