Bekim Qoku, koordinator i grupit parlamentar të VLEN-it i ftoi gjithë deputetët që të votojnë për miratimin e ndryshimeve të Ligjit për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, me qëllim që punonjësit e Inspektoratit, të marrin pagat pas pesë muajve ngecje.

Sipas Qokut me ndryshimet ligjore, Inspektorati do të jetë pjesë e Ministrisë së Drejtësisë, por do të fuqizohet pasi do të ketë të drejtë për gjoba.

“Subjektiviteti i Inspektoratit mbetet në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, ashtu siç mbeten të gjitha Inspektoratet me Ligjin për Riorganizimin Administrativ, që u votua me shumicën absolute, me 2/3, ku votuan edhe BDI-ja.

Për hir të këtij ndryshimi të riorganizimit administrativ, ky Inspektorat është pjesë e Ministrisë së Drejtësisë, siç janë inspektoratet e tjera pjesë e ministrive përkatëse.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Thjesht duhet një vullnet i përbashkët, me Badenter ta votojmë këtë shpejtë e shpejtë edhe t’u kalojnë rrogat këtyre punonjësve. Inspektorati pas kësaj do të fuqizohet edhe më shumë, duke i dhënë edhe të drejtën për gjoba, që nuk e ka pasur deri tani”, tha Qoku.

The post Qoku: Deputetët të votojnë ndryshimet e Ligjit për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, punonjësit të marrin pagat appeared first on Telegrafi.