
Edhe zyrtarisht, deputetët e VLEN-it kanë formuar Grup parlamentar pa 5 deputetët e ASH-së së Arben Taravarit. Në njoftimin e sotëm zyrtar drejtuar kryetarit të Parlamentit, Bekim Qoku – koordinator i Grupit parlamentar të VLEN-it e njofton Afrim Gashin se ky grup ka vetëm 9 deputetë.
Njoftimi i plotë i Grupit parlamentar të VLEN-it:
Në lidhje me pyetjet për ndryshimet në përbërjen e grupeve parlamentare, ju informojmë se në pajtim me nenin 34, paragrafi 9 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, sot është njoftuar zyrtarisht për ndryshimet në përbërjen dhe strukturën udhëheqëse të Grupit të deputetëve të VLEN-it.
Sipas njoftimit:
Koordinator i Grupit të deputetëve të VLEN-it është emëruar deputeti Bekim Qoku.
Zëvendëskoordinatorë janë deputetët Merita Kollçi Koxhaxhiku dhe Adnan Azizi.
Ndërsa përbërja aktuale e Grupit të deputetëve të VLEN-it është si vijon:
1. Afrim Gashi
2. Adnan Azizi
3. Bekim Qoku
4. Kaltrina Beqiri
5. Imërlije Saliu
6. Saranda Imeri
7. Feride Haxhiu
8. Merita Kollçi Koxhaxhiku
9. Bekim Sali
The post Qoku emërohet koordinator i grupit parlamentar, VLEN mbetet me 9 deputetë appeared first on Telegrafi.