Pas dështimit të sotëm të Ligjit për amnisti në Kuvend dhe deklarimeve të Ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, se me gjithë dështimin dhe mos pranimin e propozimit të tij nga partnerët e koalicionit, do të vazhdojnë të jenë në qeveri, në rrjetet sociale është deklaruar Bekim Qoku, këshilltar i Albin Kurtit.

Qoku ka folur për fenomenin, që sipas tij, ndodh vetëm në Maqedoni, ku brenda qeverisë ka edhe pozitë edhe opozitë.

“Në kuvend ka shumicë e pakicë, pozitë e opozitë. Ky është fakt i ditur për demokracitë liberale. Kjo shkruhet në çdo libër shkollor mbi politikën apo institucionet. Por që të ketë pozitë-opozitë edhe brenda qeverisë, këtë dukuri e has vetëm në qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Librat shkollor duhet të rishkruhen. Kështu që, për Maqedoninë e Veriut duhet shpikur një term i ri për mënyrën e funksionimit të qeverisë apo koalicionit qeveritar. Psh, kur të thonë “partia jonë është pjesë e koalicionit qeverisës”, duhet t’i pyesësh ‘A jeni pozitë apo opozitë në qeveri’ ose ‘A luani apo rrini gjithmonë në bankinë?’”, ka shkruar Qoku.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Qoku: Vetëm në Maqedoni ka pozitë dhe opozitë brenda qeverisë appeared first on Telegrafi.