Që nga nesër, personat që vijnë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Turqia, Rumania, Serbia, Hungaria, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Izraeli dhe Egjipti kur hyjnë në Bullgari nuk u kërkohet më të kenë një certifikatë dixhitale Covid.

Vendimi është marrë nga ministrja bullgare e shëndetësisë, prof. Asena Serbezova, me urdhër të lëshuar sot.

Po ashtu edhe trupat e NATO-s që marrin pjesë në stërvitjet ndërkombëtare dhe kontigjentet shumëkombëshe nuk do t’u kërkohet paraqitja e certifikatës dixhitale për COVID.

Kujtojmë se numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë arrin 307.817, numri i të shëruarve 297.354, numri i të vdekurve arrin 9.252, ndërsa numri i rasteve aktive në 1.211 persona.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Qytetarët e Maqedonisë nuk do të duhet të tregojnë certifikatë për COVID-19 gjatë hyrjes në Bullgari appeared first on Telegrafi.