“Arsyeja për fatura të larta për energjinë elektrike në muajin e kaluar, është regjistrimi jo i saktë u numrave nga orëmatësit”.

Këtë e deklaroi sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimovski, i cili mori pjesë në seancën e Komisionit për Çështje Ekonomike, në të cilin diskutohet për propozim-planin financiar të KRRE-së për vitin 2022, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, KRRE ka ndërmjetësuar në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të cilët kanë raportuar se kanë marrë fatura të larta, jo të sakta.

“Qytetarët duhet të lexojnë matësin e tyre dhe të raportojnë situatën. EVN Home obligohet që të faturojë sipas gjendjes që qytetarët e kanë raportuar me vetëlexim”, deklaroi Bislimoski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, disa qytetarë u ankuan se faturat e energjisë elektrike në janar ishin shumë më të larta se rritja e parashikuar prej 9.48 për qind./Telegrafi/

Qytetarët që kanë marrë fatura të larta për rrymën, numrat nga orëmatësit duhet t’i paraqesin në EVN Maqedoni shkruan Telegrafi.