Qyteti i Shkupit shpalli thirrje publike për subvencionimin e biçikletave të blera.

Për këtë qëllim nga buxheti i qytetit janë ndarë 2.800.000 denarë, ndërsa subvencioni do të jetë sa gjysma e çmimit të biçikletës, por jo më shumë se 4.000 denarë. Sipas buxhetit të planifikuar do të ketë para për 700 qytetarë, ndërsa thirrja është e hapur deri më 31 tetor, pra deri në shterimin e mjeteve.

Për të rimbursuar një pjesë të shpenzimeve dhe për të vërtetuar se janë plotësuar kushtet për pjesëmarrje në thirrjen publike, aplikanti është i detyruar të paraqesë kërkesën e kompletuar për subvencionim për blerjen e një biçiklete, e cila është publikuar në faqen e internetit të qytetit të Shkupit www.skopje.gov.mk. Duhet t’i bashkëngjitet edhe një deklaratë e noterizuar se aplikanti pranon që të dhënat e tij personale të përdoren ekskluzivisht për pjesëmarrje në këtë thirrje publike, kopje e llogarisë së transakcionit, dhe dëshmi se është blerë një biçikletë e re, duke bashkangjitur llogarinë origjinale fiskale të lëshuar nga 01.01.2024 deri në shterimin e burimeve financiare të synuara

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një person mund të paraqesë vetëm një kërkesë në thirrjen publike për subvencionim për blerjen e një biçiklete.

Qytetarët dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm në Arkivin e Qytetit të Shkupit në zarf të mbyllur me shënimin “Drejtoria për mbrojtje të mjedisit jetësor – Komisioni për subvencionimin e qytetarëve për blerjen e biçikletave në vitin 2024”, nga e hëna deri të premten nga ora 08:30 deri në 15:00.

The post Qyteti i Shkupit shpall thirrje për subvencionimin e biçikletave appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";