
Racizmi i rrënjosur është thelbi i diskriminimit të shumëfishtë me të cilin ballafaqohen romët çdo ditë dhe kjo vërehet edhe në qëndrimin e institucioneve ndaj tyre, por edhe në trajtimin që marrin nga shoqëria në tërësi. Pikërisht diskriminimi racor është problemi kyç për të cilin për dekada të tëra të gjitha politikat dhe masat e posaçmeqë synojnë këtë komunitet mbeten të pjesshme, të pamjaftueshme dhe joefektive në praktikë, kumtoi Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut.
Rasti i fundit i planeve të dëbimit të romëve nga qendra e pritjes në Vizbeg, siç theksohet nga komisioni, tregon interpretim të ngurtë të dispozitave ligjore dhe faktin se fëmijët e tyre më në fund janë kyçur në arsim kurse një numër i vogël prindërish kanë filluan të fitojnë vetë, vlerësohetqë këto familje kanë dalë nga gjendja e rrezikut social, edhe pse vendbanimi i pazgjidhur dhe kthimi i tyre eventual në rrugë do të thotë anulim edhe i këtyre hapave të vegjël përpara.
Fakt është se shumë fëmijë romë janë të përjashtuar nga procesi arsimor dhe ata që ndjekin mësimin shpesh përballen me segregacion në institucionet arsimore. Komiteti i Helsinkit ka reaguar ndaj këtij problemi duke ngritur padi me interes publik për mbrojtje nga diskriminimi (actio popularis) për shkak të segregimit të fëmijëve romë në dy shkollat fillore në Manastir dhe Shtip. Procedurat gjyqësore janë në vazhdim, por me ndërprerje të gjata ndërmjet seancave, që tregon për mbrojtje të vonuar dhe flet për qasjen ee gjyqësorit ndaj problemeve të këtij komuniteti, theksojnë nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.
Profilizimi racor i romëve mbetet faktor kyç që pengon aksesin e barabartë në mallra dhe shërbime, duke shkaktuar raste të brutalitetit policor dhe e cimenton statusin e tyre të margjinalizuar në shoqëri. Për shkak të gjithë kësaj, ne besojmë se përmirësime reale janë të mundshme vetëm përmes një ndryshimi të ndjeshëm të qëndrimit të organeve shtetërore ndaj këtij komuniteti. Vetëm me ndryshime sistemike po ndërtohet përfshirja e plotë dhe shoqëria më e mirë, informojnë nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.
The post Racizmi i rrënjosur është thelbi i diskriminimit me të cilin ballafaqohen romët në Maqedoni appeared first on Telegrafi.