Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, i shprehu ngushëllime presidentit të Maqedonisë, Stevo Pendarovski, për aksidentin tragjik në Strumë të Bullgarisë, ku humbën jetën 46 persona.

Në emër të popullit bullgar dhe në emrin e tij, presidenti Rumen Radev shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për familjet dhe të afërmit e qytetarëve të viktimave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe shpreson për shërim të shpejtë të viktimave të fatkeqësisë.

“Në këtë kohë të vështirë, Bullgaria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut ndajnë pikëllimin, solidaritetin dhe ndjeshmërinë e përbashkët. Dhjetëra jetë të humbura janë një humbje e pafalshme për vendet tona vëllazërore”, thuhet në ngushëllimet e presidentit bullgar Radev.

Kreu i shtetit bullgar u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të përcaktojnë shkaqet që çuan në aksidentin e rëndë të trafikut, si dhe t’u japin në kohë të mbijetuarve mbështetjen e duhur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përndryshe, sot në vendin e quajtur Pernik në Bullgari ka ndodhur një aksident i tmerrshëm i një autobusi nga Maqedonia e Veriut.

Nga ky aksident tragjik, kanë humbur jetën 46 njerëz nga Maqedonia kurse rreth 20 prej tyre raportohet se kanë qenë të rinj. /Telegrafi/

 

Radev: Dhjetëra jetë të humbura janë humbje e pafalshme për vendet tona vëllazërore shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";