Presidenti bullgare Rumen Radev, ka lëshuar kritika ndaj Qeverisë në Sofje, se nuk ka bërë mjaftueshëm për ta prezantuar qëndrimin e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut tek partnerët perëndimorë.

Ai në konferencë për shtyp, në të cilën dha llogari për atë që ka punuar në katër vitet e mandatit të tij, tha se do të kandidojë për mandat të dytë, së bashku me nënpresidenten Ilijana Jotova.

“Viti i kaluar ka qenë vit i ngjarjeve dramatike, që e kanë përshpejtuar rrjedhën e ndryshimeve shoqëroro-politike tek ne. Në këtë vit turbulent, institucioni president ka vazhduar t’i mbrojë interesat e bullgarëve”, tha Radev.

Ai shtoi se është angazhuar që të ketë institucione me prioritet të qartë dhe parashikueshmëri në punën e tyre./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Radev me kritika për qeverinë bullgare: Nuk kanë bërë mjaftueshëm për prezantimin e qëndrimit tonë ndaj RMV-së shkruan Telegrafi.