Maqedonia po e bllokon veten në rrugën drejt Bashkimit Evropian sepse nuk dëshiron të përmbushë kriteret për anëtarësim. Kjo u deklarua në Zagreb nga presidenti bullgar Rumen Radev, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kroaci me ftesë të Zoran Milanovic.

Presidenti bullgar theksoi se Bullgaria nuk do të heqë dorë nga mbrojtja e të drejtave të bullgarëve që jetojnë në Maqedoni.

“Ne ende presim që Republika e Maqedonisë së Veriut të përmbushë një kusht të shkruar qartë që do të hapte derën për fillimin e negociatave. Dhe kjo është garantimi i barazisë së bullgarëve në këtë vend përmes përfshirjes së tyre në kushtetutë së bashku me popujt e tjerë që formojnë shtetin”, tha Radev, i cituar nga Radioja Kombëtare Bullgare.

Radev ishte kategorik se Bullgaria nuk po vendos kushte të reja përtej atyre për të cilat është rënë dakord tashmë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Por ne këmbëngulim që gjithçka për të cilën është rënë dakord të respektohet”, tha Radev gjatë një konference për shtyp me mikpritësin e tij Zoran Milanoviç.

The post Radev: Nuk ka kushte të reja përveç atyre për të cilat është rënë dakord tashmë, Maqedonia po bllokon rrugën e vet drejt BE-së appeared first on Telegrafi.